Arrestohet i mituri nga Suhareka, i mori 15 euro me forcë nga një burrë

09:20 | 21 Janar 2022
V. S.

Është arrestuar një i mitur në Suharekë, pasi i njëjti ia kishte marrë 15 euro një burri.

Në raportin e Policisë,  bëhet e ditur se i mituri e ka pranuar se ka bërë një gjë të tillë.

“Lidhur me rastin me datë 20.01.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i moshës së mitur, i cili ka pranuar se duke përdorur forcë i ka marrë dhunshëm 15 euro viktimës mashkull Kosovar”, thuhet në raportin e policisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme