Kreu i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka kujtuar Presidentin e ndjerë, Ibrahim Rugova në prag të përvjetorit të tij të vdekjes.
Përmes një postimi në Facebook, Pacolli shkruan se kishte fatin ta njohtë nga afër ish-Presidentin Rugova, shkruan arbresh.info.
Pacolli thotë se nuk mendon se ka njeri që e do Kosovën e lirë dhe të pavarur dhe që sot nuk ka ndjenjën e krenarisë për Presidentin tonë historik dhe veprën e tij.
“Nesër bëhen 16 vjet që kur presidenti historik Ibrahim Rugova ndërroi jetë. Unë pata fatin ta njoh nga afër dhe nuk mendoj se ka njeri që e do Kosovën e lirë dhe të pavarur dhe që sot nuk ka ndjenjën e krenarisë për Presidentin tonë historik dhe veprën e tij. Faleminderit President !???”, shkruan Pacolli./arbresh.info/
Prizreni siguron 2030 metra dru e 1520 tonë pelet për ngrohj...
Berisha i drejtohet shqiptarëve në Londër: Keni rol përcaktu...
Anglia merr fitore të thellë ndaj Irlandës dhe rikthehet në ...
Kurti: Doracakët asnjëherë nuk kanë qenë kurrikulë e as teks...
‘Termokos’: 17.500 konsumatorë me pajisje matëse për ngrohje
Eksperti gjerman bën një propozim radikal: Burrat patentë-sh...