Google ADS

Reali triumfon me një futbollist më pak në Kupën e Mbretit – Hazard bën heroin

22:26 | 20 Janar 2022
Arditë Shkodra

Real Madridi ka triumfuar ndaj Elches në Kupën e Mbretit, përkundër faktit se ishin me një futbollist më pak për një periudhë.

Real Madridi ka triumfuar me rezultat 2-1 si mysafir i Elches për të siguruar kalimin në çerekfinale të Kupës së Mbretit.

Ndeshja u mbyll me rezultat të barabartë pa gola pas 90 minutave, dhe ndeshja duhej të shkonte në vazhdime.

30 minutëshi i vazhdimeve prodhoi plot tri gola.

Ishin vendasit të cilët kaluan në epërsi të parët në minutën e 103-të, gjersa një minutë më herët Marcelo u ndëshkua me karton të kuq, duke e lënë skuadrën me një futbollist më pak.

Në pjesën e dytë të vazhdimeve, përkundër se ishin me një futbollist më pak, madrilenët nuk u dorëzuan dhe fillimisht barazuan rezultatin nëpërmjet Iscos pas një topi të devijuar nga Ceballos në minutën e 108-të.

Eden Hazard ishte heroi i madrilenëve pasi realizoi edhe golin e dytë për skuadrën duke e shfrytëzuar një pasim të mrekullueshëm nga Alaba i cili e kaloi portierin për të realizuar me të majtën në minutën e 115-të.

Vendasit barazuan rezultutain në fund të ndeshjes mirëpo u anulua nga gjyqtari për shkak të një fauli ndaj Lucas Vasquez, kësisoj ndeshja u mbyll 2-1 në të mirë të madrilenëve.

Reali kështu kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Mbretit./lajmi.net

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme