Qeveria e Kosovës ka reaguar pas rritjes së ndjeshme të rasteve pozitive me variantin e ri Omicron në vendin tonë, duke kërkuar përditësim të masave, me qëllim kryesor ngadalësimin e rritjes së rasteve.
Qeveria bëri të ditur se nuk duhet të nënvlerësohet varianti Omicron, pasi sipas informatave nga vendet e tjera dëshmojnë qartë, se ky variant mund të shkaktojë sëmundje të rëndë dhe humbje jete, shkruan arbresh.info.
“Gjatë ditëve të fundit ka rritje të ndjeshme të rasteve pozitive të Covid-19 në vendin tonë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka konfirmuar se pothuajse të gjitha këto raste janë të variantit Omicron, i cili përhapet jashtëzakonisht shpejt”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.
Këto masa, sipas qeverisë, kanë për qëllim primar ruajtjen e shëndetit si dhe sigurimin e funksionimit të sistemit shëndetësor, që të mos rrezikohet nga një fluks i madh dhe i përnjëhershëm i pacientëve nëpër spitale, apo nga mungesa e punonjësve shëndetësorë të infektuar.
Qeveria bëri të ditur se pothuajse të gjitha rastet janë të variantit Omicron, i cili po përhapet jashtëzakonisht shpejt.
“Si gjithmonë, mjeti më i fortë dhe më efikas për të mbrojtur vetveten dhe të tjerët përreth nesh, mbetet vaksinimi masiv. Prandaj vaksinohuni sa më shpejt dhe, në veçanti, merrni dozën përforcuese posa të kalojnë tre muaj pas marrjes së dozës së dytë”./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...