Atletico Madrid nuk lejon shitjen e Suarez në janar

16:28 | 20 Janar 2022
Arditë Shkodra

Atletico Madrid nuk mendon ta lejojë sulmuesin Luis Suarez të largohet brenda këtij muaji.

Pavarësisht që shënoi nëntë gola këtë edicion, 34-vjeçari nuk është zgjedhja e parë në formacionin e Diego Simeone, transmeton lajmi.net.

Me vetëm gjashtë muaj të mbetur në kontratë është raportuar që Aston Villa ka shprehur interesim për uruguaianin në këtë afat dimëror.

Por, Goal raporton se Atlteico nuk është gati të ndajë rrugët me Suarez në mesin e sezonit.

Sidoqoftë, Suarez ka të drejtë që të negociojë me klubin anglez apo edhe të nënshkruajë parakontratë.

Përpos Aston Villas, interesim për Suarez kanë edhe disa skuadra në Brazil dhe në Arabinë Saudite.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme