Kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski sot është takuar me ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar në vend, Rachel Galloway.
Sipas njoftimit të Qeverisë, Kovaçevski në takim e shprehu mirënjohjen për miqësinë tradicionale të Mbretërisë së Bashkuar.
“Kryetari i Qeverisë Kovaçevski rikujtoi se Mbretëria e Bashkuar kryesoi me BE-në kur vendi ynë e mori statusin e kandidatit në vitin 2005, kur Kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar ishte Toni Bler dhe se populli i Maqedonisë së Veriut e mban mend këtë vendim si një prej më të rëndësishmeve në procesin e eurointegrimeve tona”, thuhet në kumtesë.
Ambasadorja Galloway konfirmoi se Mbretëria e Bashkuar mbetet mbështetës i fuqishëm i reformave kyçe në proceset në Maqedoninë e Veriut.
“Do të vazhdojmë të punojmë së bashku për prosperitetin e vendit në drejtim të bashkëpunimit ekonomik dhe do të vazhdojmë të mbështesim strategjinë energjetike të Maqedonisë së Veriut dhe përkushtimin e saj për tranzicion të tërësishëm dhe të qëndrueshëm drejt burimeve të ripërtërishme të energjisë”, tha Galloway.
Shqipëri/ Dorëhiqet gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa T...
Njihuni me shkaktarët e zakonshëm që ju bëjnë të shtoni pesh...
Hansi Flick debuton me humbje në Ligën e Kampionëve, Barça m...
Ushqimet e duhura për të shmangur ftohjen
Përfundon pa gola mes Atalantas dhe Arsenalit, Raya heroi
Çeku: Familja Jashari s’ka ndërhyrë në konkursin për Projekt...