Mustafa: Sa herë që VV-ja i ka punët keq në foltore e vendos Armend Mujën

13:48 | 20 Janar 2022
V. S.

Deputeti nga radhët e LDK-së, Besian Mustafa, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, pasi që ky i fundit nuk është i pranishëm në sallë në kohën kur po diskutohet për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Këto deklarata, Mustafa i bëri në seancën e parlamentit ku po diskutohet për çështjen e ngritjes së çmimit të rrymës, raporto arbresh.info

“Fakti që kryeministri i vendit del nga salla e kuvendit kur fillojmë të debatojmë për rritjen e çmimeve, tregon sa pak rëndësi i jep kjo qeveri  kësaj teme, që për qytetarëve të Kosovës rëndon kuletën e tyre nga dita në ditë. Me gjasë, sa herë që Vetëvendosja ballafaqohet ose i ka punët keq, vendos që në foltore ta vendos në foltore deputetin Muja për  të bërë masazhime të lezetshme të statistikave”, u shpreh deputeti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme