Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Artane Rizvanolli, ka thënë se në Kuvend u thanë shumë të pavërteta rreth tarifave të energjisë të propozuara nga ZRrE dhe të subvencionuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Ajo tha se deklaratat e disa deputetëve të opozitës së çmimi i kWh po bëhet i njëjti si ai në Itali kanë qenë njëra nga deklaratat e pavërteta. Rizvanolli me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se tarifa (mesatare) për konsumatorët shtëpiakë mbetet ndër më e ulëta në Evropë
“Sot në Kuvend u thanë shumë të pavërteta rreth tarifave të energjisë të propozuara nga ZRrE dhe të subvencionuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Një nga më të rëndat ishin deklaratat e disa deputetëve të opozitës se çmimi i energjisë po bëhet 21 cent/kËh, ngjashëm me vendet si Italia. Për hir të opinionit publik dua të përmirësoj këto të pavërteta: Në fakt, tarifa (mesatare) për konsumatorët shtëpiakë mbetet më e ulëta në Evropë, me përjashtim të Ukrainës, edhe nëse rritet tarifa në përputhje me propozimin e ZRrE dhe subvencionin e Qeverisë”, ka shkruar Rivvanolli./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...