Google ADS

Nuk kalon mocioni i opozitës për debatin lidhur me energjinë elektrike

12:54 | 20 Janar 2022
Përparim Bublaku

Me 31 vota për, 57 kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi nuk e ka miratuar mocionin e Partisë Demokratike të Kosovës, për vazhdimin e debatit për energjinë elektrike.

Kërkesën para deputetëve e shpalosi shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, i cili tha se ky debat është i nevojshëm.

Ky mocion u mbështet nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, por jo edhte nga Vetëvendosja

Të pranishëm ishin 95 deputetë, dhe për të kaluar mocioni nevojitet vota pro e 64 deputetëve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme