Google ADS

Çmimi i energjisë elektrike/ Debat i ashpër mes Tahirit e Kurtit

11:29 | 20 Janar 2022
V. S.

Shefi i grupit parlamentarë të PDK-së, Abelard Tahiri, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurtin për menaxhim të dobët në fushën e energjisë elektrike.

Këtë deklaratë, Tahiri e ka bërë në seancën plenare në të cilën po diskutohet rritja e çmimit të energjisë elektrike, raporton arbresh.info.

“Ju keni vendos një menaxhment jashtëzakonisht të dobët, që dy vite, në udhëheqje të Korporatës Energjetike të Kosovës. Mendoj qe vendosja e këtyre njerëzve të paaftë ka bërë që mos të implementohet as kontrata me BE-në. Kjo do të duhej të kryhej në vitin 2020. Në anën tjetër ka edhe energji alternative. Është mirë me i rishiku të gjitha këto potenciale, që duhet të shfrytëzohen. Duhet ti shikoni njerëzit që keni vendosur në krye të Korporatës Energjetike”, theksoi Tahiri.

E kryeministri Albin Kurti,  tha se nuk ka rënë menaxhmenti por turbina.

“Nuk ka rënë menaxhmenti por ka rënë turpina. Në ditën e djeshme ka kushtuar 2 milionë e gjysmë ka kushtuar importi i Kosovës. Nuk po shtrenjtohet çmimin i energjisë, por fakti është që ne nuk e mbulojmë me gjenerim konsumin dhe energjia është e shtrenjtë”, pohoi ai. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme