Kurti para deputetëve: Importi të mërkurën na ka kushtuar 2.5 milionë euro për import, ku t’i marrim këto para

11:06 | 20 Janar 2022
Përparim Bublaku

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se të mërkurën Kosovës i ka kushtuar 2.5 milionë euro importi i energjisë.

Ai në Kuvendin e Kosovës, para deputetëve ka pyetur deputetët se ku t’i marrin paratë.
2.5 milionë euro ka qenë pagesa për import.

Më tregoni si ti paguajmë. Asnjëri nuk dëshiron që energjia të jetë e shtrenjtë. Importi dje na ka kushtuar 2.5 milionë euro, tha Kurti, raporton arbresh.info.

Kurti tha se kërkesa për konsum të energjisë është shumë më e madhe se ajo që mund të prodhohet.

Ai tha se dje në Kosovë gjithsej janë prodhuar 727 megavat ndër konsumi i energjisë në ora 23:00 ka qenë 1317./arbresh.info./

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme