Më shumë se 1.2 milionë njerëz kanë vdekur në mbarë botën në vitin 2019 nga infeksionet e shkaktuara nga bakterier rezistente ndaj antibiotikëve.
Ky është më shumë se numri vjetor i vdekjeve nga malaria ose SIDA, thuhet në studimin më të madh të kryer ndonjëhere mbi këtë çështje, transmeton portal arbresh.info
Vendet e varfëra janë më prekura, por rezistenca antimikrobike kërcënon shëndetin e të gjithëve, thotë raporti.
Përdorimi i tepërt i antibiotikëve vitet e fundit për infeksionet e parëndësishme do të thotë se ata po bëhen më pak efektivë kundër infeksioneve serioze.
Njerëzit po vdesin nga infeksione të zakonshme, të trajtueshme më parë, sepse bakteret që i shkaktojnë ato janë bërë rezistente ndaj trajtimit.
Zyrtarët shëndetësorë në Mbretërinë e Bashkuar kohët e fundit paralajmëruan se rezistenca antimikrobike (AMR) ishte një “pandemi e fshehur” që mund të shfaqej në vazhdën e Covid-19 nëse antibiotikët nuk përshkruheshin me përgjegjësi.
Vlerësimi i vdekjeve globale nga AMR, i publikuar në Lancet, bazohet në një analizë të 204 vendeve nga një ekip studiuesish ndërkombëtarë, të udhëhequr nga Universiteti i Uashingtonit, SHBA.
Ata llogaritin deri në pesë milionë njerëz të vdekur në 2019 nga sëmundjet në të cilat AMR luajti një rol – në krye të 1.2 milionë vdekjeve që shkaktoi drejtpërdrejt.
Prof Chris Murray, nga Instituti për Metrikat dhe Vlerësimin e Shëndetit në Universitetin e Uashingtonit, tha se të dhënat e reja zbuluan shkallën e vërtetë të rezistencës antimikrobike në mbarë botën, e cila edhe duhet të shihet si sinjal i qartë se nevoiten të ndërmerren veprime të menjëhershme nëse duam të qëndrojmë përpara në garën kundër rezistencën antimikrobike.
Dr Ramanan Laxminarayan, nga Qendra për Dinamika e Sëmundjeve, Ekonomia dhe Politika, në Uashington DC, tha se shpenzimet globale për trajtimin e AMR duhet të rriten në nivelet që shihen për sëmundje të tjera.
“Shpenzimet duhet të drejtohen në parandalimin e infeksioneve në radhë të parë, duke u siguruar që antibiotikët ekzistues të përdoren siç duhet dhe me maturi, dhe për të sjellë antibiotikë të rinj në treg”, tha ai.
Pjesa më e madhe e botës u përball me sfidën e aksesit të dobët ndaj antibiotikëve të përballueshëm dhe efektiv dhe kjo duhej marrë seriozisht nga udhëheqësit politikë dhe shëndetësorë kudo, shtoi Dr Laxminarayan./BBC/arbresh.info/
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...