Google ADS

Merr fund “drama” Dembele – Barcelona

10:54 | 20 Janar 2022
Lorik Gerbeshi

Për një kohë të gjatë tashmë, në krye të lajmeve ditore ka qenë “drama” e kontratës së Ousmane Dembele me Barcelonën.

Lajmin e ka bërë të ditur eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.

Në një pronocim për media, drejtori i Barcelonës, Alemany ka deklaruar se Dembele nuk dëshiron të jetë pjesë e projektit të tyre.

“Është e qartë se Dembele nuk dëshiron të jetë pjesë e Barcelonës. Ai nuk dëshiron të jetë pjesë e planit tonë”.

“Ne i kemi thënë Dembeles se ai duhet të largohet menjëherë. Ne shpresojmë se Ousmane to të shitet para 31 janarit”, përfundoi Alemany.

Anësori francez ka disa oferta nga Premier League, ndërsa në listën e skuadrave të interesuara për të mbetet edhe Paris Saint-Germain./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme