Qeveria e Kosovës e ka aprovuar kërkesën e Zyrës së Rregullatorit për Energji, për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët që harxhojnë më shumë se 600 kWh energji.
Por, çmimetet e energjisë nuk janë të vetmet që janë rritur. Disa nga çmimet e produktëve bazë kanë shënuar ngrtije të çmimeve.
Rritja e çmimeve, në raport me pagat, do të jetë një problem i madh për qytetarët e Kosovës, të paktën kështu vlerësojnë njohësit e ekonomisë në vend, ku sipas tyre nga rritja e energjisë elektrike do të prekën mbi 60 për qind e familjeve në ekonomi.
Ekonomisti kosovar, Musa Limani thotë se, këto rritje të çmimeve të vazhdueshme do të ndikojë në shterjen e buxhetit të qytetarëve, sipas tij ngritja e çmimeve është mjaftë e madhe në krahasim më pagën e qytetarëve.
Ai thotë se mjetet e ndara të qeverisë nuk janë zgjidhje, pasi që ajo mund të jetë zgjidhje momentale dhe jo afatgjate.
“Inflacioni godet shtresat e ulëta tek ne duke filluar nga viti i kaluar dhe në fillim të këtij viti ngritja e çmimit është bërë në ato sektorë që godasin qytetarët, siç është çmimi i ngritjes së naftës, tani e rrymës elektrike , po ashtu produktet ushqimore sidomos ato esenciale, kjo do të ndikojë dukshëm në shterjen apo buxhetin e qytetarëve. Pasi që tani në sezonin e dimrit një pjesë dërmuese e qytetarëve ngrohën më rrymë, dhe duke e pas parasysh situatën ekonomike e cila është në nivel të ulët dhe po ashtu pagat e ulëta prej 130 euro, prandaj do të jetë një situatë e papërballueshme për pjesën dërmuese të qytetarëve për shkak të ngritjes së lartë të çmimeve. Kjo do të jetë një situatë mjaftë e rëndë. Mjetet e ndara të qeverisë nuk janë zgjidhje sepse ajo mund të jetë zgjidhje momentale dhe jo afatgjate. Pjesa dërmuese do të ndikohet ngritja e çmimeve është mjaftë e madhe në krahasim më pagën, me të cilën gjendet pjesa dërmuese qytetarëve, dhe mbi 60% do të prekën nga ky inflacion e ngritjes së çmimeve”, thotë Limani për arbresh.info
Po ashtu, edhe ekonomisti, Safet Gerxhaliu, thotë se Kosova po hynë në një pandemi ekonomike, ku edhe e ka humbur këtë betejë.
Sipas Gerxhaliut, ngritja e çmimit të energjisë elektrike do të jetë sfiduese për familjet skamnore, ku po ashtu do të pësojë edhe ekonomia kosovare.
“Vërtet rekomandimet e ekspertëve që Kosova po hynë në një pandemi ekonomike nuk e kanë marrë me seriozitet, Kosova e ka humbur këtë betejë sepse me kohë nuk ka investuar në kapacitetet prodhuese në të kaluarën dhe sot jemi para sfidave të shumta ku bazuar në raportin e fundit të Bankës Botërore Kosova dhe Shqipëria ballafaqohen me një varfëri ekstreme dhe tani është e pa shmangshme ngritja e çmimit të energjisë elektrike që do të jetë në të vërtetë mjaftë sfiduese për familjet skamnore. Është dashtë te ketë një debat më aktivë dhe të mendohen metoda më të mira ku do ti përfshinte të gjitha këto kategori të rrezikuara. Ngritja e çmimeve në Kosovë është një rrjedhojë e rrethanave të krijuara në tregjet globale të energjisë elektrike dhe është e pa shmangshme por rreziku më i madh është se do të pësojë ekonomia kosovare.”, thotë Gerxaliu për arbresh.info
Kujtojmë se, përveç qytetarëve ngritjen e energjisë elektrike janë duke e kundërshtuar edhe partitë opozitare në vend.
Ndryshe, vlera e pagës minimale në Kosovë ka mbetur e pandryshuar që nga viti 2011, e cila është nga 130 deri 170 euro, varësisht nga mosha e punëtorit. Përveç pagës minimale, pagat në sektorin publik dhe privat gjatë vitit 2020 kanë shënuar rënie. Kurse gjatë vitit 2021, nuk ka pasur ndonjë lëvizje./arbresh.info/
Gesko dhe Rina sjellin këngën e re “Bobo”
Mexhiti: Nesër në mbledhjen ndërqeveritare Kosovë-RMV do të ...
Muriqi: Me Lituaninë vetëm fitore
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...