“Baby Shark”, ka thyer çdo rekord, pasi arritur ka arritur 10 miliardë shikime në YouTube.
Jo vetëm që është videoja më e shikuar në platformë, një rekord që e vendosi në nëntor 2020, por tani është e vetmja video në faqe që arrin 10 miliardë shikime e konfirmuar nga YouTube, shkruan Usa Today transmeton arbresh.info
Kënga e fëmijëve, e krijuar nga kompania arsimore koreano-jugore Pinkfong dhe e realizuar nga këngëtarja koreano-amerikane Hope Segoine, debutoi në vitin 2016 dhe ishte një hit viral në Azi, por nuk u fut në vetëdijen kolektive të amerikanëve deri në vitin 2019. Që atëherë, është u shndërrua në një shfaqje televizive të Nickelodeon. Madje në një moment u rendit në Top 40 të Billboard dhe frymëzoi këngën e Jamie Tartt në “Ted Lasso” të Apple TV+.
Today we mark history with our special milestone! ? ‘Baby Shark Dance’ became the first video in history to hit ?? ??????? ????? on YouTube!??
Share your Baby Shark Dance moments with us!? #BabySharkDance #BabyShark #TheMostViewedVideo #YouTube #10billionviews pic.twitter.com/tbuCDeWdSh
— Pinkfong & Baby Shark (@Pinkfong) January 13, 2022
Videoja më e shikuar e YouTube përshkruan dy fëmijë të vërtetë që demonstrojnë “vallen e peshkaqenit të vogël”, ndërsa peshkaqeni titullar i animuar dhe familja e tij duke përfshirë një “Babagjysh Shark” me mustaqe notojnë qetësisht dhe më vonë përpiqen të gjuajnë fëmijët. / arbresh.info/
Kurti mirëpriti një delegacion të profesorëve, gazetarëve dh...
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...