Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi vizitoi sot në mëngjes Klinikën Infektive në QKUK ku me ekipin kujdestar të 24 orëshit të fundit bisedoi për pacientët që po trajtohen aty.
Ministri falënderoi ekipet për punën që po bëjnë, dhe së bashku edhe me drejtorin e SHSKUK, Valbon Krasniqi dhe drejtorin e Klinikës Infektive Arben Vishaj biseduan për organizimin e punës në frymën e rritjes së rasteve me Covid-19 dhe gatishmërinë për t’u ballafaquar në rast të rritjes së rasteve.
Ai u informua për numrin e rasteve që kanë marrë trajtim gjatë 24 orëshit të fundit dhe ecurinë e tyre./Arbresh.info/
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...