Google ADS

Brataj: Tre fazat e shfaqjes së Omicron, ky është momenti kur jeni të rrezikuar

01:12 | 20 Janar 2022
Trina Galanxhi

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj veçoi tre faza të shfaqjes së Omicron duke i kategorizuar në të lehtë, të mesme dhe më të rëndë. Ai shpjegoi se faza e parë është kur një person është i infektuar por nuk ka shenja. Faza e dytë janë tre katër ditët e para kur nis edhe shfaqja e shenja.

Ndërsa faza e tretë nis nëse infeksioni zgjat më shumë se një javë kur personat e prekur mund të kalojnë në një formë të mesme të rëndë. Aty theksoi mjeku, këshillohet të kryhen më shumë kontrolle për të kapur në kohë nëse virusi ka nisur të prekur mushkëritë.

“Nëse shkon më shumë se një javë mund të kalohet në një formë të mesme të rëndë. Aty këshillohet të bëjë më shumë kontrolle i sëmuri.

Nëse ka vështirësi në frymëmarrje duhet të bësh analizat për të parë sa % e mushkërisë është prekur. Nëse vazhdon nuk duhet të qëndrohet në shtëpi. Në javën e dytë me mjekimet që pacientët marrin në banesë, ka ndryshime laboratorike shumë të rëndësishme”, deklaroi ai.

Brataj theksoi se ndryshe nga Delta apo format e tjera të COVID, Omicron përhapet shumë lehtësisht dhe nëse një person në familje është i prekur është e pamundur që pjesa tjetër të shmangë infektimin.

Ai tha se një ndryshim tjetër i këtij varianti është edhe fakti se nuk mund të përcaktohen zonat me më shumë të infektuar pasi shifrat e infeksioneve kanë shkuar në nivele që nuk ishin parë me herët gjatë pandemisë.

“Hapi i parë është izolimi sepse përndryshe mund t’i kapë të gjithë në familje. Edhe nëse ne kemi një sëmundje dhe fëmijën e ke të vogël, do mundohesh ta mbrosh fëmijën. Duhet të na mbushet mendja se duhet të ruhemi nga çdo shenjë. Jemi në pjesën ngjitëse të valës së katërt. Çdo humbje jete është humbje për këdo si për familjen dhe shëndetësinë.

Tirana është qyteti me më shumë raste në vend. Por sot nuk e ndan më me zona si vitin e kaluar. 2800 të infektuar në 24 orë nuk e kishim pasur asnjëherë gjatë pandemisë”, tha Brataj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme