Google ADS

Djokovic bleu një kompani daneze që po zhvillon një ilaç kundër Covid

23:12 | 19 Janar 2022
Trina Galanxhi

Novak Djokovic ka blerë 80 përqind të aksioneve të kompanisë daneze QuantBioRes, e cila po zhvillon terapi kundër Covid-19, konfirmoi për Reuters menaxheri i përgjithshëm i kompanisë Ivan Lonçareviç.

Sipas Regjistrit Danez të Biznesit, Jelena dhe Novak Gjokovic kanë qenë pronarët aktualë të kompanisë daneze që nga 3 korriku 2020. Pjesa e Jelenës në pronësi është 39.2 për qind dhe e Novak 40.8 për qind, transmeton portal arbresh.info

Drejtori i kompanisë, Ivan Lonçareviq, ka thënë se investimi është realizuar në korrik të vitit 2020, por nuk ka pranuar të thotë se sa ishte vlera e tij.

QuantBioRes ka të punësuar 11 shkencëtarë nga Danimarka, Australia dhe Sllovenia dhe qëllimi i saj kryesor është të zhvillojë një ilaç kundër Covid-it, jo një vaksinë, tha Lonçareviç.

Kompania po zhvillon një ilaç që parandalon që koronavirusi të infektojë qelizat njerëzore dhe pritet që provat klinike të fillojnë këtë verë në Mbretërinë e Bashkuar.

Kujtojmë që Djokovic nuk është vaksinuar kundër koronavirusit dhe këto ditë është deportuar nga Australia./arbresh.info/

Të ngjashme