Ashtu siç paralajmëroi më herët, presidenti Ilir Meta zbuloi në emisionin ‘Opinion’ datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale.
“Në rast se do të më duhet të dekretoj sot pas emisionit me ju do dekretoj 27 Shkurtin. Por nëse do duhet të shprehem nesër, do më duhet të dekretoj 6 Marsin“, tha Meta.
Ndërkohë pas konstatimit të Blendi Fevziut se anon më shumë për datën 6 Mars, Meta u përgjigj: Si shenjë adash unë anoj nga Marsi.
Ilir Meta: Në rast se do të më duhet të dekretoj sot pas emisionit me ju do dekretoj 27 Shkurtin. Por nëse do duhet të shprehem nesër, do më duhet të dekretoj 6 Marsin.
Blendi Fevziu: Do e dekretoni sot apo nesër? T’ju mbaj pak më shkurt unë në intervistë që ta dekretoni sot?
Ilir Meta: Ne e dekretojmë në pushim, ju bwni një reklamë!
Blendi Fevziu: Juve për cilën datë jeni?
Ilir Meta: Ka një hapësirë të caktuar dhe unë jam i disponuar për të dhënë kohën maksimale të afateve ligjore, 45 ditë në mënyrë që të ketë sa më shumë kohë, por edhe të kalojmë sa më shumë të jetë e mundur këtë periudhën që është më e ftohtë e vitit sepse do bëhen edhe në Theth zgjedhje. Së dyti disponimi është që të krijojmë një mundësi, opozitës, apo atyre që nuk janë në qeveri që të kenë mundësi të përgatiten sa më shumë të jetë e mundur brenda këtyre kufijve. Kjo ka qenë arsyeja pse kam ftuar në një bisedë apo për të kërkuar mirëkuptimin më shumë të Zotit Balla si kryetar i grupit parlamentar të shumicës pasi kam dashur të evitoj debate të parëndësishme lidhu me çështje të datës nga ana e mazhorancës.
Blendi Fevziu: Çfarë diference bën një javë?
Ilir Meta: Pikërisht se nuk bën një diferencë kam kërkuar këtë mirëkuptim. 27 Shkurti normalisht duhet të ishte data, por nuk kemi pasur përgjigje deri pasdite nga Gjykata Kushtetuese për Lushnjen nga ana formale.
Reshjet e borës, zv.ministri Hyseni: Ekipet e mirëmbajtjes s...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...