Bedri Hamza infektohet për herë të dytë me koronavirus

17:39 | 19 Janar 2022
Arditë Shkodra

Kryetari i Mitrovicës Jugore, Bedri Hamza është infektuar me koronavirus.

Hamza përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka bërë të ditur se edhe pse i vaksinuar me dy doza, ka rezultuar pozitiv për herë të dytë, transmeton arbresh.info

Ai ka treguar se është në vetizolim dhe se aktivitetet po i zhvillon nga shtëpia.

Postimi i tij i plotë:

Të dashur qytetarë,

Edhe pse i vaksinuar me dy dozat e vaksinës, pas shfaqjes së disa simptomave të lehta, jam testuar dhe kam rezultuar për herë të dytë pozitiv me Covid-19.

Jam në vetizolim dhe aktivitetet jam duke i vazhduar nga shtëpia, në koordinim me nënkryetarin dhe drejtorët komunal.

Ju lutem kujdesuni për shëndetin tuaj!

Të ngjashme