Google ADS

Gërvalla në Athinë për thellim të marrëdhënieve bilaterale

16:26 | 19 Janar 2022
Përparim Bublaku

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla po qëndron në Athinë për vizitë zyrtare. Në Greqi, kryediplomatja e Kosovës do të takohet me homologun e saj Nikos Dendias.

Fokus i kësaj vizite është thellimi i marrëdhënieve bilaterale mes të dy shteteve.

Ministrja Gërvalla gjatë qëndrimit në Greqi do të zhvillojë takime edhe me diplomatë dhe me komunitetin e biznesit për të inkurajuar avancimin e marrëdhënieve ekonomike dhe për të promovuar ofertën kosovare për investitorët e huaj.

Ministrja Gërvalla gjithashtu do të ketë në fokus gjatë takimeve të saja forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e arsimit, kulturës, por edhe në fusha të tjera që janë të rëndësishme për të dyja vendet./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme