Google ADS

Raporti ukrainas i inteligjencës: Rusia ka mbi 127.000 trupa afër kufirit

15:50 | 19 Janar 2022
A. B.

Ukraina ka paralajmëruar se Rusia pothuajse e ka përfunduar grumbullimin e trupave që mund të përdoren në sulm kundër saj. Sipas një raporti të inteligjencës, shifra e ushtarëve rusë afër kufirit është mbi 127.000.

“Fuqia e plotë e grupit tokësor të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse në drejtim të Ukrainës – mbi 106.000 pjesëtarë. Së bashku me forcat detare e ajrore, numri i përgjithshëm i personelit është mbi 127.000 ushtarë”, thuhet në vlerësimin e inteligjencës së Ministrisë së Mbrojtjes në Ukrainë, shkruan cnn.

Sipas raportit, situata është e vështirë dhe Ukraina beson se Rusia “po përpiqet që t’i ndajë dhe t’i dobësojë Bashkimin Evropian dhe NATO-n”.

Vlerësimi i inteligjencës thotë se veprimet e Rusisë gjithashtu kanë për qëllim që t’i kufizojnë kapacitetet e Shteteve të Bashkuara  “për ta garantuar sigurinë në kontinentin evropian”.

Raporti i inteligjencës së Ukrainës vjen pas tri rundeve të bisedimeve diplomatike javën e kaluar mes Rusisë dhe Perëndimit, të cilat u zhvilluan me qëllim të lehtësimit të krizës rreth Ukrainës, por të cilat nuk prodhuan ndonjë zgjidhje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme