Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ka arritur sot për një vizitë në Ukrainë në kuadër të turneut evropian ku do të mbahen një sërë takimesh në Kiev, Berlin por edhe në Gjenevë, ku do të takohet me ministrin e Jashtëm rus, Segei Lavrov.
Pasi që bisedimet e javës së kaluar mes Rusisë dhe Perëndimit nuk prodhuan ndonjë marrëveshje, Sekretari amerikan nga Kievi do të fillojë një sërë takimesh të reja.
“Me shpresën se do të tregojë përkrahjen e fuqishme për Ukrainën para bisedimeve, diplomati amerikan do të shkojë për vizitë në Kiev në shenjë përkrahje për Ukrainën”, është bërë e ditur në një kumtesë të lëshuar nga Departamenti amerikan i Shtetit.
Blinkenin në aeroportin e Kievit e priti një delegacion i Ukrainës, e gjatë ditës do të duhej të takohej edhe me presidentin e këtij vendi, Volodomir Zelensky.
Pas takimit me zyrtarët ukrainas, Blinken turneun e tij evropian do ta vazhdojë në ditët në vijim, kur edhe do të duhej të takohej me përfaqësues të Francës, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe, me të cilët do të diskutoj për definimin e përgjigjes së përbashkët, në rast se Rusia mëton të kryej invazion mbi Ukrainën.
E fundi i këtij raundi të bisedimeve diplomatike do të shënohet me takimin në Gjenevë me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
“Blinken dëshiron të shoh nëse ekziston ndonjë rrugë diplomatike për daljen nga kjo situatë. Mendoj se akoma është herët të flitet për këtë nëse pala ruse është e interesuar për zgjidhje diplomatike”, kanë bërë të ditur zyrtarë amerikanë. /Telegrafi/
Nisë protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë n...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi