Federata e Futbollit e Italisë i ka dënuar me gjoba Milanin, Atalantën dhe Genoan, pas ndeshjeve të xhiros së kaluar në Serie A.
Atalanta u gjobit me 10 mijë euro, pasi tifozët e saj bënë thirrje raciste ndaj sulmuesit të Interit, Edin Dzeko, gjatë barazimit pa gola në fundjavë.
Thirrjet raciste erdhën nga Curva Nord, tifozët ultras të Atalantës, të cilëve 35-vjeçari iu përgjigj me gjeste.
Ndërkohë, Milani u gjobit me 3 mijë euro, pasi tifozët kuqezinj hodhën shishe të plastikes në fushë në humbjen 2:1 kundër Spezias në San Siro.
Ndërsa Genoa u gjobit me 5 mijë euro, pasi lojtarët e saj e vonuan qëllimisht fillimin e ndeshjen për tre minuta dhe fillimin e pjesës së dytë për pesë minuta.
Teatri Kombëtar i Kosovës është futur në grevë të përgjithsh...
Ushqimet që kanë tendencën të shkaktojnë sëmundje
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...