Google ADS

Policia shqiptoi 473 gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat anti-COVID-19

10:06 | 19 Janar 2022
V. S.

Policia e Kosovës ka vazhduar me ndëshkimin e personave të cilët nuk po respektojnë masat e vendosura për parandalimin e përhapjes së coronavirusit.

Vetëm brenda një dite policia ka shqiptuar 473 gjoba për qytetarët që nuk i respektuan masat antiCOVID-19.

Në raportin e fundit Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi për një vdekje dhe 720 raste të reja me COVID-19./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme