Google ADS

Operohet Umititi, Barcelona nuk do të mund ta shesh francezin

09:43 | 19 Janar 2022
A. B.

Mbrojtësi i Barcelonës, Samuel Umtiti, iu nënshtrua një operacioni në këmbë të martën dhe sipas mediave spanjolle, ky sezon ka përfunduar për francezin.

Ka qenë klubi që ka njoftuar në faqen zyrtare, duke shtuar se Umititi do të ndalojë për të paktën tre muaj për shkak të operacionit në këmbë dhe duke ditur përvojat e mëparshme me këtë lojtar, nuk ka dyshim se do të jenë edhe dy-tre të tjerë për të qenë gati.

“Samuel Umititi u operua me sukses për një frakturë të kockës së pestë metatarsale të këmbës së tij të djathtë. Koha e rikuperimit duhet të jetë afër tre muaj”, thuhet në njoftimin e klubit.

Thuhet se lëndimi ka ndodhur gjatë stërvitjes.

Umititi së fundmi ka vazhduar kontratën me Barcelonën deri në vitin 2026, pasi lojtari ka rënë dakord edhe për uljen e pagës në mënyrë që Ferran Torres të regjistrohet.

Megjithatë, edhe pse klubi spanjoll prej vitesh po përpiqet të heqë qafe shërbimet e tij sepse nuk është në asnjë nga planet e Barcelonës, tashmë është e qartë se do të jetë shumë më e vështirë./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme