E njohim vetëm si modele, por Beniada edhe ka aktruar në Itali, e madje në një film të regjisorit të njohur Paolo Sorrentino. Aty, ajo intepretonte një prej vajzave të shumta të “kavaljerit”, sic njihej ndryshe.
Roli ishte episodik, megjithatë Beniada tërhoqi vëmendje e dha edhe një intervistë për mediat italiane në vitin 2018, fill pas daljes së filmit “Loro”.
Filmi fokusohet tek grupi i biznesmenëve dhe politikanëve – Loro (Ata)– që jetojnë dhe veprojnë pranë manjatit dhe politikanit të medias Silvio Berlusconi. Sergio Morra është një biznesmen i ri nga Taranto, i cili menaxhon trafikimin në shkallë të vogël të eskortave të tij, të cilat i përdor për të korruptuar politikanë vendas. Pikërisht rolin e njërës prej femrave të shumta të ish-kryeministrit të Italisë e luan Beniada, e cila është pjesë e trajlerit zyrtar.
“Ishte shumë rastësor pasi mora pjesë falë fjalëve të një miku, në një nga cast-et e shumta që u bënë nëpër Itali. Pak për argëtim, pak si sfidë personale, vendosa të marr pjesë. Pas disa provave me skenarë të ndryshëm, arrita të realizoj një nga ëndrrat e mia më të mëdha. Paolo Sorrentino ma dha disa këshilla se si të interpretoja sa më mirë rolin tim. Ai ishte trajneri im i vërtetë në set Në film luaj një nga femrat e Berlusconit. Një vajzë e re që dëshiron të hedhë hapat e saj në këtë botë dritash, ëndrrash dhe shpresash”, thoshte ajo në intervistë kur u pyet sesi lindi bashkëpunimi me Sorrentinon.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...