Dy persona janë arrestuar në fshatin Glloboqicë, nën dyshimin se kanë kontrabanduar kafshë nga Maqedonia Veriore.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se personat e dyshuar janë në mbajtje, raporton arbresh.info
“Fsh. Glloboqicë, Kaçanik, 17.01.2022 – 22:10. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën e cekur duke kontrabanduar kafshë nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Kosovë. Njësitet policore në koordinim me prokurorin dhe GJPP-në, gjatë bastisjes në dy lokacione kanë gjetur 5 krerë lopë të cilat dyshohet se janë kontrabanduar. Me urdhër të prokurorit kafshët janë konfiskuar nga AUV-i dhe Dogana e Kosovës, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...