Google ADS

Vdes në Spitalin e Elbasanit një fëmijë tre vjeç

10:42 | 19 Janar 2022
S D

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Elbasanit.

Sipas një njoftimi nga policia mësohet se një fëmijë i mitur tre vjeçar ka mbërritur në spitalin e Elbasanit në gjendje të rëndë.

Edhe pse me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor fëmija nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka humbur jetën disa orë më vonë.

Pas veprimeve të kryera nga ekspertiza mjeko-ligjore mësohet se i mituri humbi jetën si pasojë e pneumonisë bilaterale dhe ishte insuficiencë respiratore akute, si dhe insuficiencë kardiake.

“Më datë 19.01.2022, në orët e para të mëngjesit është dërguar në spitalin e Elbasanit, në gjendje të rëndë për jetën, shtetasi i mitur A. I., 3 vjeç, i cili pas disa orësh ka humbur jetën. Grupi hetimor ka kryer veprimet e para hetimore në vendngjarje dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës”, njofton Policia. /tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme