Google ADS

Erdogan: Tejkalimi i krizës në Bosnjë e Hercegovinë kërkon bashkëpunim ndërkombëtar

22:51 | 18 Janar 2022
Trina Galanxhi

Në një konferencë të përbashkët për media në Ankara me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiç, presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se komuniteti ndërkombëtar duhet të veprojë së bashku për të tejkaluar krizën në Bosnjë e Hercegovinë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Për të tejkaluar krizën në Bosnjë e Hercegovinë është e qartë se nevojitet që komuniteti ndërkombëtar të veprojë së bashku”, tha presidenti Erdoğan, duke iu referuar lëvizjeve të fundit drejt separatizmit në shtetin multi-etnik.

Nga ana tjetër, presidenti Vuçiç tha se Beogradi “respekton shumë integritetin territorial të Bosnjë e Hercegovinës fqinje”.

Në konferencën e përbashkët për media, presidenti Erdoğan po ashtu theksoi se Turqia dhe Serbia së fundmi rritën vëllimin e tyre të tregtisë në 2 miliardë dollarë dhe se synimi tjetër i dy vendeve është të arrijnë në 5 miliardë dollarë.

Vuçiç shtoi se vëllimi tregtar i Serbisë me Turqinë ka arritur “momentin më të mirë në histori”.

Bisedimet turko-izraelite

Për marrëdhëniet me Izraelin, presidenti turk tha se po angazhohen në bisedime me homologun e tij izraelit, si dhe theksoi se presidenti Isaac Herzog mund të vizitojë Turqinë.

Ai po ashtu tha se Turqia ka kërkuar qasje pozitive për bashkëpunimin e mundshëm me Izraelin në Detin Mesdhe.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme