Serbi, mbi 18 mijë të infektuar dhe 26 të vdekur nga koronavirusi

16:24 | 18 Janar 2022
A. B.

Në 24 orët e fundit në Serbi janë regjistruar edhe 18006 të rinj të infektuar me coronavirus dhe 26 persona kanë vdekur si pasojë e coronavirusit.

Janë 109 pacientë me aparate respiratore. Sipas të dhënave të reja, në 24 orët e fundit janë analizuar 39740 mostra.

Qeveria e Serbisë miratoi një ndryshim në dekretin për masat për parandalimin dhe frenimin e sëmundjes infektive.

Sipas ndryshimeve të fundit, të infektuarit me coronavirus që trajtohen në shtëpi janë të detyruar të qëndrojnë shtatë ditë në izolim dhe pas ekzaminimit në klinikën e COVID-it, izolimi ndërpritet pa analiza.

Ndryshimi i dekretit, i cili u botua në Fletoren Zyrtare dhe hyri në fuqi, saktëson se kjo dispozitë zbatohet për personat që janë testuar për praninë e virusit dhe që nuk janë diagnostikuar me asnjë simptomë apo shenjë të sëmundjes

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme