Kreu i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj ka reaguar pa paralajmërimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRE) për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Sipas tij, ky paralajmërim është shqetësueses, pasi qytetarët e Kosovës po paguajnë dy fish për energji, shkruan arbresh.info.
Madje, Molliqaj përmes një postimi në Facebook shkruan se paralajmërimi për rritje të çmimit të rrymës është paralajmërim për protesta.
“Rikthimi i sistemit të blloktarifave godet direkt shumicën e konsumatorëve. Kjo rritje parashihet të ndodhë për të gjithë konsumatorët që harxhojnë më shumë se 600KhË. Rritja e çmimit do të jetë ndërmjet 80% – 100%. Në shoqërinë tonë ngrohja me rrymë ka shumë pak alternativa, shtrenjtimi i çmimit do të përfshijë shumë familje”, shkruan Molliqaj.
Sipas tij, bazuar në raportet e fundit financiare të KEK-ut, kjo korporatë ka pasur fitim vjetor mbi 20 milionë euro, që i bie se çmimi i gjenerimit është më i lartë se që paguajnë qytetarët e Kosovës.
“Kosova duhet t’i ndryshojë politikat e gjenerimit të energjisë, t’i heqë listat korruptive të pritjes, dhe të japë licenca të gjenerimit të energjisë së ripërtrishme nëpërmjet ankandit. Qeveria të mos tregohet frikacake, por të krijojë kushtet që KESCO të shtrijë faturimin edhe në Veri. Qeveria ta ndalë koketimin me KEDSin dhe ta obligojë atë t’i ulë humbjet, siç është e paraparë me marrëveshjen e privatizimit”, shkruan ai./arbresh.info
Postimi i plotë:
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...