Një artist rus është arrestuar pasi krijoi një skulpturë dëbore në formën e një tubi gjigant pranë varrezave në Shën Petersburg.
Policia dhe media lokale më 17 janar raportuan se Ivan Volkov u akuzua penalisht për përdhosjen e vendit të varrimit të të vdekurve kur krijoi skulpturën 5 metra të gjatë, raporton RadioFreeEurope, transmeton arbresh.info
Skulptura u ndërtua në “Fushën e Marsit”, hapësirë ku ndodhen varrezat e njerëzve që kishin vdekur gjatë Revolucionit Rus të vitit 1917.
Volkov, 29 vjeç, postoi fotografi të jashtëqitjes në Facebook dhe Instagram, duke komentuar se ai nuk i jepte “ndonjë kuptim të veçantë punës”. Postimet janë hequr që atëherë.
Nëse shpallet fajtor, artisti përballet me gjobë ose deri në pesë vjet burg. /arbresh.info/
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen