Kreu i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli ka reaguar rreth aksidentit të trafikut në Bullgari, ku u përfshi autobusi me udhëtarë nga Kosova.
“Sërish një lajm i hidhur nga Bullgaria. Një tjetër aksident me autobus, këtë herë me udhëtarë nga Kosova. Shpresoj që të gjithë udhëtarët të jenë mirë dhe Zoti të na ruajë të gjithëve në të ardhmen”, shkruan Pacolli.
Ndryshe, 29 pasagjerë nga Kosova, gjashtë prej të cilëve fëmijë janë strehuar në Bullgari, pasi autobusi me të cilin po udhëtonin mëngjesin e sotëm u aksidentua në qytetin e Kyustendilit./arbresh.info/
LEXO EDHE
LAJMI I FUNDIT/Aksidentohet në Bullgari autobusi me pasagjerë nga Kosova – Arbresh.info
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...