Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci përmes një konference për media ka shprehur shqetësimin e kësaj partie lidhur me propozimet për shtrenjtimin e energjisë elektrike, gjë që do ta godas rëndë xhepin e qytetarëve të e Kosovës, tashmë të rënduar nga përballja me pandeminë, transmeton arbresh.info.
Stavileci tha se më shumë se një dekade shtet, Qeveria po instalon pabarazi dhe diskriminim dhe me vetëdije të plotë po e kthen vendin tek subvencionimi i tarifave dhe te reduktimet, ka theksuar se është tërësisht e padrejtë dhe thellësisht diskriminuese që 30% e konsumatorëve të bartin koston shpenzimit të 70% të konsumatorëve të tjerë.
Kjo pritet të jetë rritja më madhe e çmimit të energjisë elektrike në historinë e vendit dhe PDK e kundërshton fuqimisht këtë veprim.
“Partia Demokratike e Kosovës shpreh shqetësimin më të thellë për gjendjen e krijuar në vendin tonë, sidomos pas propozimeve për shtrenjtimin e energjisë elektrike, të cilat do t’i godasin rëndë qytetarët e vendit tonë në cilësinë e konsumatorëve të rregullt, amvisëritë dhe bizneset. Paralajmërimet tona të shumta ndaj Qeverisë për të ndërmarrë hapa adekuatë për zgjidhjen e problemeve me kohë, në mënyrë që edhe të ketë furnizim të sigurt me energji e edhe të mos ketë ngritje të çmimeve, sot janë bërë realitet dhe masat e propozuara nuk përkojnë aspak me gjendjen ekonomike të familjeve kosovare”, tha Stavilevci.
Një rritje e tillë e çmimit të energjisë tash kur jemi akoma në kohë jo të mirë si shkak i pandemisë, Stavilevci tha se do të rëndojë edhe më shumë mirëqenien sociale të qytetarëve dhe pabarazinë sociale.
“Propozimi për rritjen e tarifave të energjisë pas një periudhe të rëndë ekonomike si rezultat i pandemisë, e cila po vazhdon të jetë e tillë, madje edhe më e rënduar, është njëra nga goditjet më të ashpra që po i bëhet qytetarëve të vendit tonë sot, të cilët, fatkeqësisht dhe padrejtësisht, do të përballen me pasojat e shtrenjtimit më të madh të rrymës në historinë e Kosovës. Kjo rritje do të rëndojë edhe më shumë mirëqenien sociale të qytetarëve dhe pabarazinë sociale, veçanërisht në kohën kur edhe ashtu të gjitha çmimet e produkteve primare të konsumit janë rritur dhe kjo rritje do të vazhdojë me efekte zingjirore edhe më të mëdha”, tha ai.
Stavilevci tha se përmes kthimit te blloktarifa po tentohet të zhvendoset piku i konsumit dhe të stimulohet kursimi.
“Përmes kthimit te blloktarifa po tentohet të zhvendoset piku i konsumit dhe të stimulohet kursimi, por në të njëjtën kohë kjo rritje po përcillet me një diskriminim të drejtpërdrejtë për konsumatorët të cilët energjinë elektrike e kanë si burim të vetëm të ngrohjes, e në anën tjetër nuk po shohim asnjë masë të mbështetjes së mirëfilltë nga Qeveria qoftë në ofrimin e burimeve alternative qoftë në efiçencën e energjisë. Thënë ndryshe në qoftë se të hyrat maksimale të lejuara nga 314 milionë Euro kanë shkuar në 446 milionë Euro, kosto shtesë e sistemit është 132 milionë Euro. Nën supozimin se Qeveria subvencionon me 75 milionë euro atëherë kosto shtesë për konsumatorët e goditur është 57 milionë Euro apo mesatarisht 285 Euro mbi vlerën aktuale të faturës vjetore. Rritja reale totale është 42%, por për shkak të blloktarifave, rritja te konsumatorët 800 dhe 1000 kW/h është 57% dhe 87%”, deklaroi ai./arbresh.info/
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda