Kryetari i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim të Ngarkuarin e ri me Punë pranë Ambasadës së Japonisë në Kosovë, Keisuke Yamanaka.
Kryetari Konjufca uroi Yamanaka për detyrën e re dhe e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë ndaj vendit tonë.
Japonia mike, përveçse kontribuuese e madhe në rindërtimin dhe zhvillimin e Kosovës, vazhdon të jetë përkrahëse në procese të rëndësishme të shtet-ndërtimit të saj dhe për këtë u jemi shumë mirënjohës, theksoi kryetari Konjufca, duke shprehur njëherësh gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit bilateral në fusha me interes të përbashkët.
Nga ana e tij, Yamanaka konfirmoi përkushtimin për nxitjen dhe fuqizimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve miqësore ndërmjet Japonisë dhe Kosovës./arbresh.info/
Mundësia e një konflikti rajonal ndërsa Izraeli godet Libani...
Ardian Ismajli u përfshi në formacionin e javës në Serie A
Hasani në Nju-Jork: Shqipëria e përkushtuar të mbështesë paq...
Osmani takoi kryeshefen ekzekutive të MCC-së, e falënderon p...
HISTORIKE/ Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të mblidhet në Tir...
SBAShK-u, mësimdhënësve të Arsimit Parauniversitar: Mos i në...