Google ADS

Dëshmitari në rastin Mustafa jep detaje për Brigadën 153 dhe për personin e njohur me nofkën ‘Tabuti’

13:34 | 18 Janar 2022
Arditë Shkodra

Po vazhdon ende seanca gjyqësore ndaj ish-komandant Cali, Salih Mustafa.

Tani për tani dëshmitari i ZPS-së, Fatmir Sopi është duke iu përgjigjur pyetjeve të prokurorisë, raporton arbresh.info

Sopi ka folur rreth Mustafës dhe Nazif Metollin i cili kishte nofkën Tabuti.

Prokurori: Përpara pushimit ju na thatë që komandanti i njësisë që quhej BIA ose skifteri, ishte Salih Mustafa, siç na the, pyetja ime është kjo: a e dini ju se kush ishte zëvendësi i Salih Mustafës brenda njësitit BIA?

Sopi: Jo nuk e di.

Prokurori: A njihni ndonjë anëtar tjetër të njësitit BIA përveç Salih Mustafës?

Sopi: Pak edhe nga natyra kam probleme me emra, por nuk më kujtohet ndonjë emër specifik, nuk më kujtohet për momentin.

Prokurori: A e njihni personin me emrin Nazif Metolli me nofkën Tabuti?

Sopi: Personin me emrin Nazif Metolli nuk e njoh fare, ndërsa si pseudonim Tabuti e kam ndëgjuar dhe m’ka bo përshtypje si pseudonim sepse përndryshe nuk ish ngulit në memorien time.

Prokurori: Ky personi Tabuti a kishte qenë anëtar i brigadës 153?

Sopi: Jo

Prokurori: A e dini se ky personi Tabuti a ishte anëtar i njësitit BIA?

Sopi: Po kam dëgjuar se ka qenë pjesë i njësitit BIA.

Aktakuza ndaj Mustafës  është konfirmuar më 12 qershor 2020.

Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar.

Në aktakuzën e konfirmuar ndaj Salih Mustafës, thuhet se ai  akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt./ArditëShkodra/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme