Rusia ka filluar që të dërgojë trupa në fqinjën veriore të Ukrainës, në Bjellorusi, për ushtrime të përbashkëta ushtarake. Ky veprim ka gjasë që ta shtojë frikën në perëndim se Moska është duke u përgatitur për pushtim.
Ushtrimet e përbashkëta ushtarake pritet që të zhvillohen në kohën kur Rusia gjithashtu po grumbullon trupa përgjatë kufirit lindor të Ukrainës, duke rrezikuar një pushtim të mundshëm që mund ta nisë njërin nga konfliktet më të mëdha në Evropë në dekadat e fundit.
Në videot e publikuara në rrjete sociale në Bjellorusi duket se shfaqeshin automjete ushtarake në vagonë të kompanisë shtetërore ruse të hekurudhave, ndërsa Alexander Volfovich, kryetar i Këshillit të Sigurisë në Bjellorusi, tha se trupat tashmë janë duke arritur para ushtrimeve të planifikuara për muajin shkurt.
Disa analistë ushtarakë kanë sugjeruar se Rusia mund t’i dërgojë forcat e veta përmes Bjellorusisë në rast të një pushtimi të gjerë. Disa të tjerë besojnë se Bjellorusia nuk do të luante rol serioz në konflikt, nëse Rusia do të niste sulm ndaj Ukrainës, shkruan The Guardians.
Ushtrimet pritet të mbahen në perëndim të Bjellorusisë, afër kufijve të vendeve të NATO-s, Polonisë e Lituanisë, dhe në pjesën jugore, në kufi me Ukrainën, sipas presidentit bjellorus, Aleksander Lukashenko.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...