Celine Dion ka njoftuar sot anullimin e 16 shfaqjeve të mbetura nga turneu i saj botëror prej “problemeve të vazhdueshme shëndetësore”.
Këngëtarja e njohur kanadeze thotë se po mundohet të rekuperohet nga “spazma muskulore të rënda e të vazhdueshme” që pengojnë aftësinë e saj për të performuar, sipas një publikimi në faqen e saj zyrtare në rrjetin Instagram.
Dion kishte shtyrë turneun e saj të Las Vegas në tetor 2021 për shkak të spazmave, duke thënë asokohe se ishte “zemërthyer.”
Shfaqjet e mbetura të turneut të saj ‘Courage World Tour’ ishin riprogramuar për t’u zhvillur në periudhën 9 mars derit në 12 prill të këtij viti. Por tashmë ato janë anulluar teksa grupi mjekësor vlerëson dhe trajton gjendjen e saj.
“Kisha shpresuar që deri tani do të isha rekuperuar, por më duhet të bëj durim për të ndjekur regjimin e rekomanduar nga doktorët,” thotë Dion në publikimin e saj.
Dion njihet për këngët e saj so kolona zanore e filmit “Titanic”, “My Heart Will Go On,”
Më tej për anullimin e etapës amerikano-veriore të turneut ajo shkruante: “Jam prekur shumë nga fjalët e mira të inkurajimit që më keni dërguar. Dashuria dhe mbështetja juaj do të thotë shumë për mua”./tch/
Rezultatet e para përfundimtare nga Regjistrimi i Popullsisë...
Kastrati prezanton të dhënat finale të regjistrimit të popul...
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...