Ka zgjatur rreth 11 orë vizita e Presidentit turk Rexhep Taip Erdogan në Shqipëri. Ai është përcjellë në aeroportin e Rinasit nga kryeministri Edi Rama dhe i gjithë kabineti qeveritar.
Në fund mes dy liderëve pati një përqafim.
“Shumë të fala zonjës dhe të gjithë familjes”, u shpreh Rama, ndërsa në Facebook ka shkruar “Faleminderit” në gjuhën shqipe dhe turke.
“Edhe ju gjithë të falat edhe zonjës edhe fëmijëve. Do të takohemi përsëri”, u përgjigj Erdogan.
Presidenti turk vizitoi sot Shqipërinë. Fillimisht, kreu i shtetit turk shkoi në Laç për t’u dorëzuar banorëve çelësat e banesave të reja të rindërtuara pas tërmetit të 26 Nëntorit nga Turqia. Më pas, ai zhvilloi një takim me Ramën në kryeministri.
Kjo u pasua me fjalën përshëndetëse të Erdogan në Kuvend. Aktiviteti që përmbylli vizitën zyrtare të Erdogan në Shqipëri ishte inaugurimi i xhamisë së Et’hem Beut në Tiranë, një xhami e restauruar nga agjencia turke, TIKA.
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...
Hamza: Ne e dimë çfarë i duhet Kosovës dhe diasporës
Ana dhe Kevini nuk e dinë kush e ka shpallur Pavarësinë e Ko...