Meta thotë se do të jetë President deri më 24 korrik 2022

22:48 | 17 Janar 2022
Përparim Bublaku

Presidenti Ilir Meta deklaroi se pas dorëzimit të detyrës së kreut të shtetit në 24 korrik 2022, do t’i rikthehet politikës.

Meta paralajmëroi se do të jetë përkrah shqiptarëve dhe qytetarëve të 2 marsit, duke kujtuar kështu protestën e madhe në Tiranë, në mbrojtje të Kushtetutës.
Kreu i shtetit tha se në të ardhmen do të udhëheqë beteja për sovranitet.

“Zero çështje për Presidentin në Gjykatën Kushtetuese. Deri me 24 korrik 2022 unë do te jem ne kete detyre dhe ne 25 korrik 2022 unë do flas me popullin e 2 marsit. Se çdo ndodhe me te ardhmen time dhe se çfarë do te bej pas 24 korrikut 2022 unë nuk kam nevoje për zëdhënës tjetër veç Tedi Blushit. Te jeni te bindur se unë popullin e 2 marsit do e thërras për çështje madhore. Unë kam vetëm një axhende sepse kam vetëm një atdhe. Unë do te jem gjithmonë me shqiptaret dhe pranë shqiptareve sepse fuqia ime është vetëm e vërteta”, tha Meta.

“Për të ardhmen kam plane të udhëheq, nuk kam plane që të udhëhiqem. Në të ardhmen do udhëheq betejat për sovranitet”, vijoi kreu i shtetit./syri.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme