Të paktën 26 persona kanë humbur jetën pas një tërmet goditi Afganistanin perëndimor, tha një zyrtar.
Viktimat vdiqën kur çatitë e shtëpive të tyre u shembën në distriktin Qadis në provincën perëndimore të Badghis, tha për agjencitë e lajmeve zëdhënësi i provincës Baz Mohammad Sarwary, transmeton arbresh.info
Tërmeti i cekët ishte me magnitudë 5.3, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së.
“Pesë gra dhe katër fëmijë janë në mesin e 26 personave të vdekur në tërmet”, tha Sarwary, duke shtuar se katër persona të tjerë janë lënduar.
Ai tha se shpëtimtarët e parë kanë mbërritur në disa nga zonat e prekura nën shi të dendur, por paralajmëroi se numri i viktimave mund të rritet pasi Badghis, në kufi me Turkmenistanin, është një provincë malore dhe një nga rajonet më të varfëra dhe të pazhvilluara të Afganistanit.
Një tërmet i dytë, me magnitudë 4.9 ballë, goditi zonën dy orë pas të parit.
Mullah Janan Saeqe, kreu i Qendrës së Operacioneve Emergjente të Ministrisë së Shtetit për Çështjet Emergjente, konfirmoi numrin e të vdekurve dhe tha se më shumë se 700 shtëpi ishin dëmtuar.
Tërmeti gjithashtu shkaktoi dëme te banorët e rrethit Muqr në provincë, por detajet, përfshirë viktimat, nuk ishin ende të disponueshme, tha ai.
Sarwary tha se lëkundjet u ndjenë në të gjithë provincën. Disa shtëpi në Qala-e-Naw, kryeqyteti i provincës, pësuan çarje, por pa dëme të mëdha, shtoi ai.
Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare, tërmeti ishte në një thellësi prej 30 km (18.64 milje)./aljazeera/arbresh.info/
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit