Osmani dekoron me urdhrin “Hero i Kosovës” Smajl Hajdarajn në 20-vjetorin e vrasjes

22:20 | 17 Janar 2022
Përparim Bublaku

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, këtë të hënë, ka dekoruar me urdhrin “Hero i Kosovës” ish-deputetin e Kosovës, Smajl Hajdaraj, në 20-vjetorin e vrasjes së tij.

Osmani tha se ai ishte jo vetëm politikan i devotshëm, por edhe luftëtar i paepur për lirinë e Kosovës.

“Liria jonë nuk është e përmbushur pa zbardhjen e vrasjeve politike. Do t’i dalim hakut heroit Smajl Hajdaraj, kur kryesit e veprës të dalin para drejtësisë”, ka shkruar Osmani në llogarinë e saj në Facebook

Kujtojmë se Hajdaraj ishte vrarë më 17 janar 2002 në hyrje të banesës së tij në Pejë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme