Voziti me shpejtësi 163 km/h në zonën ku është e lejuar 100, policia ndëshkon rëndë shoferin

17:48 | 17 Janar 2022
Përparim Bublaku

Policia e Kosovës ka gjobitur një shofer me 300 euro si dhe tre muaj ndalim të vozitjes për shkak të tejkalimit të shpejtësisë në rrugë.

Sipas komunikatës shoferi në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 100 km/h, ka vozitur 163 km/h.

“Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 100 km/h identifikohet shoferi duke drejtuar mjetin me 163 km/h (gjobitet me 300€ si dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik). Do të vazhdojmë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugo”, thuhet në njoftim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme