Më shumë raste të dhunës në familje në vitin 2021

16:00 | 17 Janar 2022
A. B.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë vitit 2021, ka trajtuar me prioritet rastet e dhunës në familje, ku gjithsej, ka pranuar 217 lëndë me 239 persona dhe nga të gjitha këto raste të trajtuara, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur 214 aktakuza kundër 236 personave lidhur me veprat penale të dhunës në familje, kurse, tri (3) lëndë të mbetura, janë ende ne proces të hetimeve.

Po ashtu, në shumicën e këtyre rasteve, me qëllim të zhvillimit të suksesshëm të procedurës penale, ndaj të pandehurve, nga ana e Prokurorisë, janë paraqitur kërkesa për caktim të masës së paraburgimit, përkatësisht, në pesëdhjetë (50) lëndë të kësaj natyre, janë bërë pesëdhjetë (50) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit, të cilat janë aprovuar edhe nga Gjykata.

Në të gjitha këto raste të dhunës në familje, shumica e viktimave kanë qenë të gjinisë femërore, të cilat kanë përjetuar dhunë në forma të ndryshme, psikike, fizike dhe ekonomike.

Gjithashtu, vlen të theksohet se në këto raste, dyzet e tetë (48) lëndë janë përfunduar me akgjykim fajësues dhe asnjë rast nuk ka qenë me aktgjykim lirues.

Po ashtu, lidhur me këto raste, Prokuroria Themelore në Ferizaj, e ka të caktuar një prokurore-koordinatore për trajtimin sa më efikas të këtyre rasteve.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, do të vazhdojë të trajtojë me seriozitet të theksuar dhunën në familje, duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të parandaluar dhe luftuar veprat penale të kësaj natyre./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme