Në takimin elektoral në Arizonë, i cili zgjati 2 orë, ish-presidenti amerikan, Donald Trump, premtoi se zgjedhjet e vitit 2024 do të jenë historike për vendin, por pa zyrtarizuar ende kandidaturën e tij për Shtëpinë e Bardhë. Por ish-presidenti amerikan theksoi sërish se ato të 2020-ës ishin zgjedhje të manipuluara.
Trump u shpreh se demokratët kanë vjedhur mijëra vota dhe mediat false në vend nuk duan të hetojnë. Ai shtoi se përmbysja e pushtetit nuk ndodhi më 6 janar por 3 nëntor, pasi në këtë ditë demokratët sulmuan liritë amerikane. Trump mbrojti mbështetësit e tij që sulmuan kongresin amerikan duke thënë se të arrestuarit ishin abuzuar në burgje, dhe për këtë duhen hetime.
Të pranishmit brohorisnin pas çdo fjalie të tij dhe kur Trump citoi Biden, njerëzit filluan të ofendonin, njësoj si dhe në rastin e Nency Pelosi e cila u etiketua si e çmendur dhe e korruptuar.
Ndërsa duke iu referuar virologut Anthony Fauci, Trump tha se nuk e dëgjonte kur nuk ishte dakord, por me presidencën e Biden ai është bërë një personazh i njohur.
Trump kritikoi dhe politikën e jashtme të Shtëpisë së Bardhë duke thënë se kinezët nuk e respektojnë më dhe nuk frikësohen më nga SHBA. Për zgjedhjet e mes mandatit të muajit nëntor Trump paralajmëroi një fitore të madhe republikane: Do të jetë një 2022 i madh, populli do të rimarrë Amerikën, dhe ne Shtëpinë e Bardhë.
Watch: Trump continues to insist 2020 presidential election was "stolen"
Read more: https://t.co/XkWXC4Susn pic.twitter.com/OL7p85z9Cn
— The Times (@thetimes) January 16, 2022
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...