Kuvendi i Maqedonisë Veriore me 62 vota pro dhe 46 kundër dhe asnjë abstenim votoi për Qeverinë e re, e cila do të drejtohet nga Dimitar Kovaçevski.
Dimitar Kovaçevski është lideri i ri i LSDM-së, i cili u zgjodh në zgjedhjet e fundit brendapartiake, pas dorëheqjes së Zoran Zaev.
Sipas biografisë së publikuar në faqen zyrtare të Qeverisë, 47-vjeçari Dimitar Kovaçevski u lind në Kumanovë. Është doktor i shkencave ekonomike, profesor i asociuar në Fakultetin e Ekonomisë dhe Menaxhmentit të Biznesit në Universitetin “American College” Shkup. Ai është ligjërues në studimet universitare, pasuniversitare dhe doktorale dhe është autor i punimeve të shumta shkencore në fushën e ekonomisë dhe menaxhmentit të botuara në revista shkencore dhe konferenca ndërkombëtare.
Karrierën e filloi në “Makedonski Telekom” Shkup si bashkëpunëtor financiar dhe koordinator për rregullimin dhe harmonizimin e kontrollit financiar (1998-2005), dhe më pas u gradua në një sërë pozitash menaxheriale, drejtor i marketingut dhe menaxhimit të shitjeve (2005-2008), drejtor i Komunikimeve të Marketingut (2008-2010), drejtor i Komunikimit (2010-2016) dhe drejtor i Shitjeve Rezidenciale (2016-2017).
Ai ishte pjesë e komitetit ndërkombëtar të markave dhe komitetit ndërkombëtar të komunikimit të Deutsche Telekom (2008-2016). Më pas u bë drejtor ekzekutiv i “One-Vip Macedonia”, “A1 Macedonia”, pjesë e grupit “Telekom Austria” (2017-2018). Është pjesë e krijimit të një kompanie startup të teknologjisë së lartë për prodhimin dhe zhvillimin e elementeve për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme (2018-2020).
Gjatë karrierës së tij profesionale ka punuar në një sërë projektesh korporative për integrimin e proceseve të biznesit me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe profitabilitetit të kompanive. Ai është pjesë e ekipeve të projektit për implementimin e sistemit të integruar SAP për menaxhimin e operacioneve materiale dhe financiare dhe sistemit të integruar CRM për menaxhimin e klientëve.
Shkollimin e mesëm e filloi në gjimnazin “Goce Dellçev” në Kumanovë dhe e kreu në shkollën e mesme “Waterville Elizian” në Moristown, Minesota, SHBA. Në vitin 1998 u diplomua në Universitetin “St. Cirili dhe Metodius, Shkup, Fakulteti Ekonomik, dhe magjistroi në të njëjtin fakultet në vitin 2003. Studimet e doktoratës për ekonomi i ka përfunduar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Malit të Zi në vitin 2008, ku ka doktoruar në ekonomi.
Ai përfundoi trajnimin e tij profesional në Shkollën e Biznesit në Universitetin e Harvardit në vitin 2011, Kolokiumin Evropian të Sipërmarrjes në Universitetin Teknik të Mynihut, ku u bë student i EFER EEC në 2015, Shkolla e Menaxhimit në Roterdam në Universitetin Erasmus në Holandë në vitin 2016 dhe Shkolla e Biznesit EADA në Barcelonë, Spanjë në vitin 2017.
Karrierën akademike e filloi si asistent profesor në Universitetin e Nju Jorkut në Shkup (2009-2012), dhe vazhdoi si profesor asistent në Fakultetin e Ekonomisë dhe Menaxhmentit të Biznesit në Universitetin “American College” Shkup (2012-2018). Në vitin 2018 u zgjodh profesor i asociuar në Fakultetin e Ekonomisë dhe Menaxhimit të Biznesit në Universitetin e Kolegjit Amerikan.
Katari pezullon rolin ndërmjetësues për luftën në Gazë
Burimi planifikon që pas BBVK të punojë kamarier
PSG merr një fitore solide në udhëtim ndaj Angers
Las Vegasi mbulohet nga bora, qytetarët thonë se nuk kanë pa...
NATO i përgjigjet vendosjes së trupave të Koresë së Veriut n...
“T’ua humbim buxhetin djemve”, Gresa ia tregon planin Sarës