Real Madrid fiton Superkupën e Spanjës, fiton në finale ndaj Athletic Bilbaos

21:33 | 16 Janar 2022
Lorik Gerbeshi

Real Madrid ka fituar Superkupën e Spanjës pasi mposhti në finale Athletic Bilbaon me rezultat 2-0.

Golin e parë, madrilienët e gjetën në minutën e 38-të të takimit, ku Luka Modric shënoi një gol tejet të bukur.

Me rezultat minimal u mbyll edhe pjesa e parë e ndeshjes, për t’u shënuar pastaj edhe një gol tjetër në pjesën e dytë.

Goli i dytë për “Los Blancos” erdhi nga penalltia, ku i pagabueshëm ishte Karim Benzema në minutën e 52-të të ndeshjes.

Deri në minutën e 87-të, nuk munguan rastet nga të dyja skuadrat.

Kjo ishte dhe minuta ku madrilenët mbeten me një lojtarë, pasi Eder Militao u ndëshkua direkt me karton të kuq për prekje me dorë, e që ishte mundësia më e mirë për të ngushtuar epërsinë e Madridit.

Por, këtë mundësi e shpërdoroi Raul Garcia, ku gjuajtja e tij u prit nga Thibaut Courtois.

Me rezultatin 2-0 u mbyll edhe takimi, ku Real Madrid tani fiton trofeun e parë për këtë sezon./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme