Djali i dëshmorit, Ahmet Kaçikut, Festimi është shprehur i mllefosur që askush nga politikanët nuk i përmendën dëshmorët e Reçakut në ditën e përkujtimit të masakrës.
Festimi nëpërmjet një shkrimi në Facebook ka thënë se pikërisht në ditën kur u masakruan 45 civilë, UÇK-ja humbi mbi 10 ushtarë të saj.
“Sot, 23 vite pas atij tmerri, më vjen keq që nuk ka të paktën një shkrim nga krerët e shtetit.”, shkruan Festimi.
Ai i flet babait të tij duke thënë se është pa fjalë, por i qetë.
Ky është shkrimi i tij:
23 vite nga masakra e Reçakut, 23 vite dhimbje, mall e luftë për të mos e harruar atë që kishte ndodhur.
Pikërisht në këtë datë u masakruan 45 civil ndër ta, burra, gra, pleq e fëmijë. Po në këtë datë të përgjakshme, Ushtria Çlirimtare e Kosovës humbi mbi 10 ushtarë të saj. Reçaku i lavdishëm i tregoi botës se çfarë tmerri po ndodhte.
Sot, 23 vite pas atij tmerri, më vjen keq që nuk ka të paktën një shkrim nga krerët e shtetit.
Babë, po të drejtohem ty, sot 23 vite pas asaj masakre makabre, nuk përmendet sakrifica jote e bashkëluftëtarëve të tu, që ranë nga 15 Janari deri më 19 Janar të vitit 1999 duke mbrojtur kufomat e duke mos e lejuar shtetin serb që ta mbulonte krimin e bërë.
Babë, sot jam pa fjalë, por i qetë, sepse e di që ka shumë të tjerë që nuk harrojnë dhe bashkëndjejnë me ne./arbresh.info/
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...