Gjendet i vdekur një person në lumin Shkumbin të Tetovës

16:15 | 16 Janar 2022
Përparim Bublaku

Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë ka njoftuar se sot, rreth orës 11:30-11:40, në ujërat e lumit Shkumbim në zonën e fshatit Falisht të Tetovës, është gjetur trupi i pajetë i personit I.L. (62) nga Tetova.

Ai ishte raportuar se më datë 31.12.2021 është larguar nga shtëpia.

Ekipi i SPB Tetovë në koordinim me prokurorin publik ka kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes./Telegrafi ne Maqedoni/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme